You dont have javascript enabled! Please enable it! E dhimbshme/ 32 vjeçari Shqiptar humb jetën në aksident me motor

E dhimbshme/ 32 vjeçari Shqiptar humb jetën në aksident me motor

Aksident i rëndë në Landovicë–Gjonaj, humb jetën një 32-vjeçar👇

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.

Policia e Kosovës është njoftuar për aksidentin rreth orës 18:22, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Me të arritur rreth orës 18:30, zyrtarët policorë kanë konstatuar se aksidenti kishte pasoja fatale.

Ekipi mjekësor i urgjencës, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Sipas Policisë, bëhet fjalë për Zekë Qenaj., i lindur në vitin 1994, nga fshati Romajë i Komunës së Prizrenit, i cili në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar motoçikletën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut dhe eprorët përkatës.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Me autorizimin dhe në koordinim me Prokurorinë, do të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.