Arrestohet 69 vjeçari nga Gostivari, nuk do besoni çka iu gjet në Shtëpi…
Një 69-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të tij janë gjetur pushkë automatike dhe një sasi e madhe municioni.
Rasti ka ndodhur më 6 tetor 2026, kur nëpunës policorë të SPB Gostivar, me urdhër gjyqësor, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të U.R. (69) nga Gostivari.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike me karikator me gjashtë fishekë të kalibrit 7.65 mm, një karikator me 17 fishekë të kalibrit 7.65 mm, si dhe disa kuti me gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
U.R. është mbajtur në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse./Alsat.mk.