You dont have javascript enabled! Please enable it! 31 vjeçari Shqiptar arrestohet sapo mbërriti në Aeroportin Gjerman, Ja pse...

31 vjeçari Shqiptar arrestohet sapo mbërriti në Aeroportin Gjerman, Ja pse…

Ndalohet në aeroportin gjerman pas mbërritjes nga Prishtina, kosovari shmang 120 ditë burg

31-vjeçari nga Kosova kishte dy urdhër-arreste për gjoba të papaguara. Ai pagoi 1.800 euro në vend dhe u lejua të vazhdonte hyrjen në Gjermani.

Një 31-vjeçar nga Kosova është ndaluar nga Policia Federale gjermane në Aeroportin Münster-Osnabrück, menjëherë pas mbërritjes së tij me një fluturim nga Prishtina, transmeton albinfo.ch.

Gjatë kontrollit kufitar, autoritetet konstatuan se ndaj tij ishin aktive dy urdhër-arreste, të lëshuara për shkak të gjobave të papaguara.

Sipas Policisë Federale, gjobat ishin shqiptuar nga Gjykata e Qarkut në Münster për vepra penale që lidhen me vjedhje dhe detyrim.

Nëse nuk do t’i shlyente detyrimet financiare, 31-vjeçari rrezikonte të vuante 120 ditë burgim.

Megjithatë, ai arriti t’i paguante në vend gjobat në shumën totale prej 1.800 eurosh. Me kryerjen e pagesës, urdhër-arrestet u ekzekutuan dhe ai shmangu vuajtjen e dënimit me burg.

Pas përfundimit të procedurës, autoritetet gjermane e lejuan shtetasin kosovar të vazhdonte udhëtimin dhe të hynte në Gjermani./Albinfo.ch