ALARM NË DOBËRDOLL! NJË ARI ËSHTË PARË PËR HERË TË DYTË PRANË SHKOLLËS FILLORE “SALI LISI”
Shqetësim për banorët e Dobërdollit, pasi për herë të dytë është raportuar se është parë një ari në rrugën pranë Shkollës Fillore “Sali Lisi”, sipas pamjeve të kamerave të sigurisë.
Rasti i përsëritur në të njëjtën zonë kërkon kujdes dhe vëmendje të shtuar nga banorët, veçanërisht për shkak të afërsisë me shkollën.
Banorëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në këtë zonë dhe të raportojnë çdo informacion të rëndësishëm tek institucionet përkatëse.
Njëkohësisht, apelohet që të mos përhapen informacione të pakonfirmuara dhe të shmangen përfundimet e nxituara pa verifikimin e fakteve.
Kujdes dhe vigjilencë! Banorët ftohen të jenë të vëmendshëm dhe të bashkëpunojnë me institucionet përkatëse për të garantuar sigurinë e komunitetit.