A e dini se gruaja më e vjetër në Botë jeton në Shqipëri dhe i ka 117 vjet…
Gazetari Blendi Fevziu ka takuar në Shqipëri një grua për të cilën pretendohet se është personi më i moshuar në botë, me 117 vjet e 39 ditë jetë.
Fevziu ka publikuar pamje nga takimi, ndërsa ka prezantuar edhe dokumentet që, sipas tij, dëshmojnë moshën e gruas në fjalë.
Sipas të dhënave të paraqitura, Qamile Marra ka lindur me 19 gusht 1909, çka do ta bënte atë personin më të moshuar që jeton aktualisht në botë, nëse të dhënat konfirmohen edhe nga organizatat ndërkombëtare që verifikojnë rekordet e jetëgjatësisë.