Aksident trafiku në rrugën “Ilinden” në Gostivar, pranë Shkollës Teknike
Një aksident trafiku është regjistruar në rrugën “Ilinden” në Gostivar, në afërsi të Shkollës Teknike.
Sipas informacioneve jozyrtare, në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra me targa të Gostivarit dhe tjetra me targa të huaja.
Fatmirësisht, nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Informacionet zyrtare lidhur me rastin pritet të bëhen publike gjatë ditës së nesërme nga TV Globi.
TV Globi – Gostivar