You dont have javascript enabled! Please enable it! 44 vjeçari nga Gostivari trondit Policinë duke vozitur Rolls Royce me 194 km/h

44 vjeçari nga Gostivari trondit Policinë duke vozitur Rolls Royce me 194 km/h

Një drejtues mjeti që po ngiste një Rolls-Royce me shpejtësi prej 194 km/h është ndaluar nga një njësi lëvizëse e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në autostradën Gostivar–Tetovë.

“Sot (23 tetor 2026) në orën 12:05, në autostradën Gostivar–Tetovë, zyrtarë policorë nga Njësia Lëvizëse për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor (pjesë e Departamentit për Çështje të Komunikacionit), duke përdorur një automjet policor të specializuar për ndjekje, kanë konstatuar se një veturë e markës Rolls-Royce – me targa të Tetovës – po lëvizte me shpejtësi prej 194 km/h në një segment rrugor ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme në Facebook.

Drejtuesi i mjetit, B.M. (44 vjeç) nga Gostivari, është ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ndaj tij do të iniciohet procedurë ligjore në përputhje me ligjin, deklaroi Ministria.
S.D.