You dont have javascript enabled! Please enable it! Lajm i keq në Gjermani, merret ky vendim për kufijtë...

Lajm i keq në Gjermani, merret ky vendim për kufijtë…

Gjermania do të vazhdojë kontrollet në kufijtë e saj tokësorë edhe pas 15 shtatorit 2026. Masat e përkohshme në kufijtë e brendshëm do të zgjaten edhe për gjashtë muaj, deri më 15 mars 2027.

Kontrollet aktualisht zbatohen në kufijtë me të nëntë shtetet fqinje: Austrinë, Poloninë, Republikën Çeke, Zvicrën, Francën, Danimarkën, Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun.
Kontrollet me Austrinë janë në fuqi prej vitit 2015, ndërsa më vonë ato janë zgjeruar edhe në kufijtë e tjerë tokësorë të Gjermanisë.Për udhëtarët që hyjnë në Gjermani përmes Austrisë, vonesat janë më të mundshme në tre pika kryesore: Suben në drejtimin Linz–Passau, Walserberg në drejtimin Salzburg–Mynih dhe Kiefersfelden ndërmjet Kufstein dhe Rosenheim.

Kohëzgjatja e pritjeve ndryshon në varësi të fluksit të trafikut dhe intensitetit të kontrolleve policore. Gjatë fundjavave dhe periudhave të kthimeve masive nga pushimet mund të krijohen kolona më të gjata.Kontrollet nuk kufizohen vetëm te automjetet.

Policia Federale mund të kontrollojë edhe pasagjerët në autobusë dhe trena ndërkombëtarë, ndërsa verifikime mund të kryhen edhe deri në 30 kilometra brenda territorit gjerman.Udhëtarët duhet të kenë me vete dokumentet e vlefshme të identifikimit dhe, kur kërkohet, lejen e qëndrimit ose dokumentet që dëshmojnë të drejtën e qëndrimit në Gjermani apo zonën Schengen.Autoritetet gjermane e arsyetojnë vazhdimin e kontrolleve me luftimin e migracionit të parregullt, kontrabandës me njerëz dhe krimit ndërkufitar.Në shtatë muajt e parë të vitit 2026, Policia Federale Gjermane ka regjistruar 28,479 hyrje të paligjshme në kufijtë tokësorë, ajrorë dhe detarë.Edhe disa vende fqinje kanë vendosur kontrolle për udhëtarët që hyjnë nga Gjermania. Polonia planifikon t’i mbajë ato deri më 30 mars 2027, ndërsa kontrolle të përkohshme janë njoftuar edhe nga Danimarka, Franca dhe Holanda.Megjithëse të gjitha këto vende janë pjesë e zonës Schengen, kontrollet e përkohshme u mundësojnë autoriteteve të ndalojnë automjete, autobusë ose trena dhe të kërkojnë dokumentet e udhëtimit.Udhëtarët që shkojnë drejt Gjermanisë, veçanërisht përmes Austrisë, këshillohen të llogarisin kohë shtesë gjatë udhëtimit. /Urgjent.com/