You dont have javascript enabled! Please enable it! Gjermani, 45 vjeçarit Shqiptar i ndodh problem me Doganën në Aeroportin e Memmingenit

Gjermani, 45 vjeçarit Shqiptar i ndodh problem me Doganën në Aeroportin e Memmingenit

Një 45-vjeçari nga Kosova i është refuzuar hyrja në Gjermani gjatë kontrollit kufitar në Aeroportin e Memmingenit, pasi sipas policisë ai dha informacione kontradiktore për qëllimin dhe kohëzgjatjen e qëndrimit të tij.

Rasti ka ndodhur të shtunën, gjatë kontrollit të pasagjerëve që kishin mbërritur me fluturim nga Prishtina. Sipas Policisë Kufitare të Memmingenit, 45-vjeçari nuk arriti të bindte autoritetet për arsyen dhe kohëzgjatjen e qëndrimit të planifikuar në Gjermani.

Për këtë arsye, atij iu refuzua hyrja dhe në territorin gjerman dhe është kthyer mbrapsht për në Prishtinë me fluturimin e parë të disponueshëm. /Urgjent.com/