Sipas mediave austriake, 38-vjeçari dyshohet se gjatë vitit 2020 ka udhëtuar tetë herë në Kosovë pa e njoftuar AMS-in, siç kërkohet nga rregullat për përfituesit e ndihmës së papunësisë.
Autoritetet pretendojnë se në këtë mënyrë ai ka marrë pa të drejtë gjithsej 10,375.46 euro.Para gjykatës, kosovari e ka pranuar përgjegjësinë.
“Nëse jam fajtor, do të përballem me pasojat”, raportohet të ketë deklaruar ai.38-vjeçari ka shpjeguar se gjatë asaj periudhe po kalonte probleme të rënda personale. Ai kishte mbetur pa punë, po përballej me divorc dhe kishte humbur babanë, ndërsa udhëtimet në Kosovë, sipas tij, i kishte bërë “për t’u qetësuar”.Situata e tij ndërkohë ka ndryshuar. Ai është kthyer në punë në sektorin e ndërtimit dhe ka arritur marrëveshje me AMS-in për kthimin e parave.Që nga fillimi i qershorit, 38-vjeçari po paguan nga 780 euro në muaj.
Gjykata ka lënë të hapur mundësinë që çështja të përfundojë pa një dënim më të rëndë, me kusht që ai ta shlyejë të gjithë dëmin dhe të paguajë edhe 1,200 euro shtesë. Për këtë zgjidhje nevojitet edhe miratimi i Prokurorisë.Kosovari ka thënë se pret ta mbyllë të gjithë detyrimin brenda rreth një viti. /Urgjent.com/