You dont have javascript enabled! Please enable it! Njoftim i rëndësishëm nga Aeroporti i Shkupit, Prej datës 1 Shtator...

Njoftim i rëndësishëm nga Aeroporti i Shkupit, Prej datës 1 Shtator…

📢 Nga 1 shtatori 2026 hyjnë në fuqi rregulla të reja për përdorimin e zonës “Hug & Fly” para terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit ✈️

VETËN NJË AUTOMJET MUND TË SHFRYTËZOJË 10 MINUTËSHIN FALAS PARA AEROPORTIT BRENDA 24 ORËVE.

Sistemi do ti lexon targat e automjetit!

 

Qasja do të kontrollohet përmes një sistemi për njohjen automatike të targave, i cili do të regjistrojë hyrjen e automjeteve. Nga TAV Maqedoni sqarojnë se rregulli i ri po vendoset me qëllim sigurimin e qarkullimit të pandërprerë të automjeteve dhe një qasje më të sigurt dhe më të lehtë në terminal, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të shtuar të udhëtarëve.

 

Për ata që kanë nevojë për qëndrim më të gjatë, në dispozicion mbetet parkingu i madh para terminalit. Ai ka 1.200 vende parkimi për automjete dhe gjashtë vende për autobusë dhe është i hapur në çdo kohë.