You dont have javascript enabled! Please enable it! Kujdes në Zvicër/ Gjoba 250 Franga nëse e bëni këtë veprim

Kujdes në Zvicër/ Gjoba 250 Franga nëse e bëni këtë veprim

Gjobat për hedhjen e mbeturinave ekzistojnë tashmë në Zvicër, por ato ndryshojnë nga një komunë në tjetrën.

Zakonisht, ato variojnë nga 100 franga e lart, bazuar në shkallën e hedhjes së mbeturinave.

Që nga 1 gushti, Këshilli Federal ka futur një tarifë kombëtare, që synon të “standardojë në nivel kombëtar gjobat për hedhjen e mbeturinave dhe asgjësimin e paligjshëm të sasive të mëdha të mbeturinave urbane”, shkruan thelocal, përcjell albinfo.ch.

Gjoba e re – deri në 250 franga, varet nga “lloji dhe sasia e mbeturinave”.

Këshilli Federal përsëriti gjithashtu se “mbeturinat duhet të kufizohen në minimumin e domosdoshëm dhe, kur kjo është e pamundur, duhet të përdoret riciklimi”.