You dont have javascript enabled! Please enable it! Ekskluzive| Ja Propozimi i LDK-së për koalicion me LVV-në

Ekskluzive| Ja Propozimi i LDK-së për koalicion me LVV-në

Pas një periudhe debatesh dhe zhvillimesh të shumta, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja, dy subjektet politike pritrt të nisin dhe të shqyrtojnë mundësinë e një bashkëpunimi për krijimin e një shumice qeverisëse.ë dhe zgjedhjen e Presidentit.

Sipas burimeve të Gazeta Minuti, në tavolinën e diskutimeve nga LDK-ja pritet të vendoset një propozim i gjerë për mënyrën e funksionimit të një qeverie të përbashkët me LVV-në e Albin Kurtit.

Në këtë propozim, LDK-ja pritet të paraqet kërkesa për një rol të rëndësishëm në ekzekutiv, përfshirë pozitën e zëvendëskryeministrit të parë, si një post që do të kishte rol koordinues në funksionimin e qeverisë.

Po ashtu, në kuadër të këtij propozimi sipas burimeve të Gazeta Minuti përfshihen edhe disa ministri me peshë të veçantë, ndër to Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Bujqësisë.

Sipas këtij propozimi, diskutimet do të përfshinin edhe ndarjen e disa pozitave të tjera institucionale, përfshirë pesë poste të zëvendësministrave, me qëllim që të krijohej një balancë mes partnerëve të mundshëm qeverisës./Gazeta Minuti/