You dont have javascript enabled! Please enable it! Nënkalimi në Ferizaj nën ujë pas reshjeve të dendura, vështirësohet qarkullimi

Nënkalimi në Ferizaj nën ujë pas reshjeve të dendura, vështirësohet qarkullimi

Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin rrugor në qytetin e Ferizajt.

Si pasojë e grumbullimit të shpejtë të ujit, nënkalimi kryesor i qytetit është përfshirë nga vërshimet, duke e bërë këtë segment rrugor pothuajse të pakalueshëm për automjetet e vogla.

Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë nivelin e lartë të ujit në brendësi të nënkalimit, ku drejtuesit e automjeteve detyrohen të lëvizin me kujdes të shtuar për të shmangur bllokimin ose dëmtimin e veturave.