You dont have javascript enabled! Please enable it! Albin Kurti jep lajmin fantastik, Ja çka do bëjë WizzAir në Kosovë

Albin Kurti jep lajmin fantastik, Ja çka do bëjë WizzAir në Kosovë

Albin Kurti jep lajmin fantastik, Ja çka do bëjë WizzAir në Kosovë

Vendimi i Wizz Air për ta vendosur bazën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, bashkë me avionin e ri Airbus A321neo, me kapacitet prej 239 ulësesh, përbën një lajm të mirë për Republikën tonë.

Kosova po bëhet gjithnjë e më shumë adresë për kompanitë ndërkombëtare, si vend i besueshëm, me perspektivë të qartë dhe me potencial për investime. Ndërsa për ne shtimi i linjave ajrore është çështje strategjike.
Zhvillime si ky i shërbejnë fuqizimit në planin ekonomik, infrastrukturor e zhvillimor, sikurse krijojnë mundësi për lidhje të reja, lehtësojnë lëvizjen, afrojnë mërgatën tonë me vendlindjen dhe qytetarët e Kosovës me Evropën.