A duhet që gruaja të marr Mbiemrin e Burrit të saj pas Martese? Flet Hoxha Shefet Krasniqi (VIDEO)
Pyetje: “Në disa shtete, është përhapur që femra myslimane pasi të martohet të marrë edhe emrin e burrit të saj apo llagapin e tij.
Shembull: Nëse Zejnebja është martuar me Zejdin, të thuhet: Zejnebe Zejd; apo kjo i përket kulturës perëndimore nga e cila duhet larguar e qëndruar larg saj?”
Përgjigje: “Nuk lejohet që njeriu të marrë mbiemrin e dikujt tjetër përpos atë të babait të tij. Thotë Allahu në Kuran:هِ
“Thirrni (mbështetni) ata në emër të baballarëve të tyre.” 33:5
Gjithashtu, në Sunnet ka ardhur paralajmërim i ashpër për atë i cili thirret në emër jo të babait të tij.
Për këtë shkak, nuk lejohet që gruaja të marr mbiemrin e burrit të saj ashtu siç është e njohur tek kufarët dhe tek ata myslimanë që i ngjasojnë atyre me këtë veprim.”