You dont have javascript enabled! Please enable it! E dhimbshme: Ky është 42-vjeçari që vdiq pasi u rrokullis me traktor sot

E dhimbshme: Ky është 42-vjeçari që vdiq pasi u rrokullis me traktor sot

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Gremnik të Klinës, ku një person ka humbur jetën pasi është rrokullisur me traktor.

Viktima është Ardian Kalludra, 42-vjeçar, i cili ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda të marra në aksident, raporton Klankosova.tv.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 14:55.

Sipas policisë, viktima ka humbur kontrollin gjatë drejtimit të traktorit, duke u rrokullisur dhe duke pësuar lëndime të rënda. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente, përfshirë edhe mjekësinë ligjore. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka deklaruar Gashi.

I ndjeri lë pas vetes gruan dhe tre fëmijë.