“Çmendet” 27 vjeçari në autostradën Gostivar-Tetovë duke vozitur 179 km/h – Ja çka e gjeti ne fund…
Ministria e Brendshme informon se dje (12.07.2026) në orën 19:35 në rrugën Tetovë-Gostivar, më saktësisht përpara kryqëzimit Vrapçishte, oficerë policie nga Njësia Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështje Komunikacioni të Ministrisë së Brendshme me një automjet special interceptor kanë matur shpejtësinë e një automjeti në 179 km/orë ku shpejtësia është e kufizuar me shenjë trafiku në 80 km/orë.
Me udhëzim të prokurorit publik, shoferi L.M. (27) nga Tetova është privuar nga liria dhe automjeti që drejtonte, një Mercedes me targa të Tetovës, është sekuestruar për procedurë të mëtejshme. Ndaj shoferit L.M. nga Tetova janë ndërmarrë masa përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionin e përcaktuar me ligj sipas nenit 297-a të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme në territorin e të gjithë vendit, me qëllim sanksionimin e autorëve të veprave penale, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e përdoruesve të rrugës. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, duke kontribuar kështu së bashku për rrugë më të sigurta”, thotë Ministria e Brendshme.