You dont have javascript enabled! Please enable it! Zvicër, Ngjarje e papritur në një tren që ishte nisur drejt Baselit, Ja çka ndodhi...

Zvicër, Ngjarje e papritur në një tren që ishte nisur drejt Baselit, Ja çka ndodhi…

Një pasagjer në Zvicër rrezikonte të humbiste fluturimin pasi hipi gabimisht në trenin drejt Bazelit, në vend të atij për në Aeroportin e Cyrihut.

Pasi kuptoi gabimin, ai kërkoi ndihmë nga stafi i trenit. Kontrollori i SBB-së organizoi një ndalesë të jashtëzakonshme në Aarau, duke i mundësuar pasagjerit të zbriste dhe të vazhdonte udhëtimin me një lidhje tjetër drejt aeroportit.

SBB konfirmoi se ndalesa u realizua pa ndikuar në orarin e trenit, i cili mbërriti në Basel SBB në kohë.

Hekurudhat zvicerane theksuan se raste të tilla janë shumë të rralla dhe ndërhyrjet e jashtëzakonshme bëhen vetëm kur janë të mundshme nga ana operative. Sipas SBB-së, qëllimi është të gjendet zgjidhja më e mirë për pasagjerët në situata të veçanta.