You dont have javascript enabled! Please enable it! Ziadin Sela: Unë jam Viktimë Politike, Mund të hyj në Qeveri nëse...

Ziadin Sela: Unë jam Viktimë Politike, Mund të hyj në Qeveri nëse…

Në këto zgjedhje fituese është vetëm VMRO-ja dhe shfrytëzoj rastin ta uroj fituesin. Unë nuk e kam krijuar këtë situatë. Unë jam viktimë politike”, tha Sela.

Ziadin Sela la të hapur mundësinë për të qenë pjesë e qeverisë, por vetëm nëse plotësohen tre kushte kryesore: miratimi i ndryshimeve kushtetuese, përkatësisht zhbllokimi i procesit të integrimit në BE, zëvendësimi i termit “20%” me “gjuha shqipe” në Kushtetutë, si dhe vendosja e Badenterit në Gjykatën Kushtetuese.

“Fillimisht ndryshimet kushtetuese – zhbllokimi i BE, heqja e 20% – futjen e gjuhës shqipe më Kushtetutë dhe vendimet që sillen me parim Badenteri, të jetë edhe në Gjykatën Kushtetuese. Këto do të ishin tre tema, në qoftë se do të realizoheshin fillimisht, atëherë do të mund të negociohet me Aleancën për Shqiptarët”, tha Sela kur u pyet nëse ekziston mundësia që ai të bëhet pjesë e Qeverisë

Ziadin Sela përjashton mundësinë e bashkimit me Arben Taravarin, duke thënë se ende nuk e ka kuptuar arsyen e ndarjes dhe se Taravari është figurë jostabile. Ai thekson se ribashkimi me të është “mision i pamundur”, ndërsa bashkimi i partisë pa Taravarin mbetet i mundur.

“Nuk do ketë bashkim me Taravarin, sepse akoma nuk e kam kuptuar pse ndodhi ndarja. Unë nuk e di për çfarë ribashkimi flisni. Ju mendoni se unë mund të shof ëndrra me sy çelë dhe për stabilitet mund të llogaris në Taravarin? Më jostabilitet nuk do mund të kisha kurrë me të. Mos shihni ëndrra me sy çelë. Unë të bashkohem me Taravarin është mision i pamundur. Unë të bashkoj partinë është e mundur, por jo me Taravarin”, tha Sela.

Në emisionin “Debat në Shenja” kryetari i ASH-së Ziadin Sela tha se fitues në këto zgjedhje ishte vetëm VMRO, derisa tha se e shfrytëzon këtë moment për ta uruar, duke nënkuptuar se nuk është VLEN koalicioni që ka fituar në kampin shqiptar.

“Unë çdo herë kam pasur përballë pushtetin, sidomos në zgjedhjet lokale.

Tani mirë se erdhën në realitet, këta që e kaluan tani. Zgjedhjet assesi nuk mund të quhen demokratike. Në këto zgjedhje fituese është vetëm VMRO-ja dhe shfrytëzoj rastin ta uroj fituesin. Unë nuk e kam krijuar këtë situatë. Unë jam viktimë politike”, tha Sela.