cili u zhduk të shtunën në Mühlau të kantonit Aargau në Zvicër, pas një aksidenti me barkë në lumin Reuss.
Sipas njoftimit të familjes, kanë kaluar tashmë tri ditë nga fillimi i operacioneve të kërkimit, ndërsa fëmija ende nuk është gjetur. Përveç ekipeve zyrtare të shpëtimit, familja u ka bërë thirrje të gjithë personave që kanë mundësi të ndihmojnë vullnetarisht në kërkime ose që posedojnë ndonjë informacion të rëndësishëm, të kontaktojnë me ta.
Për çdo informacion apo për t’iu bashkuar kërkimeve, familja ka vënë në dispozicion numrat e telefonit:
* +41 762 809 049
* +41 788 802 887
“Çdo ndihmë, mbështetje dhe lutje ka rëndësi për familjen Rahimi-Hyda në këto momente shumë të vështira. Lutemi që Tiani të gjendet sa më shpejt”, thuhet në apelin e familjes.