You dont have javascript enabled! Please enable it! Zhduket 26 vjeçari Shqiptar, Ka 1 muaj që nuk ka asnjë Gjurmë

Zhduket 26 vjeçari Shqiptar, Ka 1 muaj që nuk ka asnjë Gjurmë

Ka kaluar mbi një muaj nga zhdukja e Florjan Tabakut, 26 vjeç, nga Tropoja, i cili humbi kontaktet në zonën e Qafë Morinës rreth orës 14 të ditës së zhdukjes.

Edhe pse kërkimet kanë vijuar në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, nuk është gjetur ende asnjë gjurmë që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij.

Florjani vuan nga probleme mendore dhe është me aftësi të kufizuara, çka e shton edhe më shumë shqetësimin e familjarëve.

Vëllai i tij ka kërkuar sërish ndihmën e publikut, duke bërë apel që informacioni të shpërndahet në të dy vendet, pasi nuk dihet nëse i riu mund të ndodhet në territorin shqiptar apo kosovar.

“Ju lutem publikojeni edhe një herë lajmin, sepse Florjani ka mbi një muaj që mungon dhe nuk kemi asnjë informacion. Çdo ndihmë nga publiku është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne,” shkruan vëllai i tij.

Kushdo që ka ndonjë informacion të kontaktojë në numrin: +355 69 38 29 918.

Familja falënderon të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe lutet për çfarëdo ndihme që mund të ndihmojë në gjetjen e Florjanit.