You dont have javascript enabled! Please enable it! Zbulohet Identiteti i Mërgimtarit që humbi jetën në ITALI në aksident me Kamion

Zbulohet Identiteti i Mërgimtarit që humbi jetën në ITALI në aksident me Kamion

Në periferi të Ravenës, Itali, një aksident trafiku midis dy kamionëve ndodhi pranë një guroreje, duke lene viktime një burrë 60-vjeçar dhe duke plagosur një tjetër.

Viktima, sipas informacioneve, është nga Maqedonia, i cili jetonte në Lugo.

Aksidenti ndodhi pasi dy kamionët po udhëtonin në drejtime të kundërta, njëri duke hyrë dhe tjetri duke dalë nga guroret, kur ndodhi përplasja e rëndë.

“Mesut Islami, një shtetas 60-vjeçar nga Maqedonia, është burri që humbi jeten dje në aksidentin pranë gurores në Fosso Giaia”, raportuan mediat italiane.

Administrata e komunës së Lugos shpreh ngushëllimet e saj familjes së Mesut: gruas së tij, dy fëmijëve dhe nipërve e mbesave.

“I njohur në komunitetin e Voltanës. Ne e quanim Max (emri i tij i vërtetë është Islami), me origjinë nga Maqedonia, ai erdhi në Itali rreth 20 vjet më parë për të punuar.

Dhe ai gjithmonë e ka bërë këtë, me ndershmëri dhe përkushtim”, shkroi kryetarja e bashkisë Elena Zanoni në rrjetet sociale.