You dont have javascript enabled! Please enable it! Zbulohen 22 emra për BIG BROTHER VIP

Zbulohen 22 emra për BIG BROTHER VIP

Zbulohen 22 emra për BIG BROTHER VIP

Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”, një listë me emrat e banorëve të mundshëm ka nisur të tërheqë vëmendjen në rrjetet sociale.

Ka qenë opinionisti Olti Curri ai që ka publikuar në një InstaStory një listë me plot 22 emra, duke ngritur dyshimet se këta mund të jenë personazhet që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Në listën e publikuar nga Curri bien në sy emra të njohur të muzikës dhe botës së spektaklit, mes tyre reperi Fero dhe këngëtarja Vjollca Haxhiu.

Por a është kjo lista që zbulon kastin e shumëpritur të këtij edicioni, apo thjesht një tjetër përmbledhje e emrave që po përfliten në rrjet?

Lista e plotë e publikuar nga Olti Curri:

Ensar Elshani – Fuego

Nora Tushi

Arlinda Morina – Liki

Fero

Behare Maksutaj

Valdet Haziri

Edita Abazi

Fatjone Krasniqi

Rron Isufi

Olga Grigoreva

Vjollca Haxhiu

Adrian Karanderi

Dion Mala

Klejda Mugaj

Sharr Braina

Antoneta Kuci

Bejta

Fatlum Dreshaj

Bleon Krasniqi

Shqiponja Mustafaj

Nichi

Anjeza Gubetini

Ndërkohë, pikëpyetje ka edhe për drejtimin e spektaklit dhe panelin e opinionistëve.

Sipas raportimeve të fundit, aktorja Rudina Dembacaj dhe Resul Sinani janë dy emrat që përfliten për karriget e opinionistëve, ndërsa Alaudin Hamiti pritet të marrë i vetëm drejtimin e spektaklit, pas largimit të Jonida Vokshit.