Xhemë Kodra, bashkëluftëtar i Komandantit Legjendar Adem Jashari, ka bërë një rrëfim emocional në emisionin “Kojshia Show”, ku ka folur për momentet e vështira dhe thirrjet që, sipas tij, Jashari ua kishte bërë bashkëluftëtarëve që ndodheshin jashtë Kosovës.
Gjatë emisionit, ku i ftuar ishte edhe Sokol Halili, kryetar i Iniciativës Qytetare për Skenderajn, Kodra ka rrëfyer se Adem Jashari kishte kontaktuar përmes telefonit disa persona që ndodheshin jashtë vendit, duke u kërkuar të ktheheshin në Kosovë.
Sipas rrëfimit të Kodrës, thirrjeve të Jasharit nuk u ishin përgjigjur personat që ai kishte kontaktuar.
Në këtë rrëfim, Kodra ka përmendur edhe emrat e Abedin Rexhës, i njohur si Sandokani, dhe Ilaz Kodrës.
Teksa fliste për këto ngjarje, Xhemë Kodra është përlotur, duke e bërë rrëfimin një nga momentet më emocionale të emisionit.
Kush iu përgjigj thirrjeve të Adem Jasharit dhe çfarë tregoi Xhemë Kodra për bashkëluftëtarët e tij? Ndiqeni rrëfimin e plotë në videon e mëposhtme.