Iftari Tradicional i Xhamisë Sunnah – 2026
Sot, Xhamia Sunnah organizoi iftarin tradicional me anëtarët e xhamisë. Të ftuar ishin të gjithë anëtarët, si dhe xhamitë fqinje me imamët dhe anëtarët e kryesive të tyre.
Gjatë ngrënies së iftarit, kryetari Haxhi Mesud Esati i falënderoi të gjithë të pranishmit për prezencën e tyre, duke mos anashkaluar edhe sponsorët e iftarit, të cilët janë:
• Restoranti Ablla, nga ku u porosit iftari;
• anëtari i xhamisë Haxhi Myfterem Idrizi me djemtë e tij Xhemalin dhe Sunajin, të cilët mbuluan pjesën më të madhe të shpenzimeve;
• si dhe Die Gellateria Fratelli, me pronar Berat Halitin, që u kujdes për freskinë pas darkës me akullore.
Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte tribuna para namazit të jacisë. Mysafir ishte imami, miku i xhamisë sonë, Naim ef. Drijaj nga Shkodra, i cili përshëndeti xhematin dhe falënderoi për ftesën. Më pas, ligjëratën kryesore e mbajti mysafiri i deleguar nga Bashkësia Islame e Kosovës, Dr. Valon Myrtaj, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës.
Ndeja vazhdoi edhe pas namazit të teravisë, me këshilla dhe biseda të lira me imamët e lartpërmendur, në një atmosferë vëllazërore dhe të begatë.
Kryesia e Xhamisë Sunnah falënderon të gjithë të pranishmit në këtë natë të bekuar, xhamitë fqinje dhe, në veçanti, ata që u përkujdesën nga fillimi deri në përfundim për shërbimin e bërë, i cili shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Me nder dhe respekt,
Kryesia e Xhamisë Sunnah