{"id":13975,"date":"2026-08-31T07:48:46","date_gmt":"2026-08-31T05:48:46","guid":{"rendered":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/?p=13975"},"modified":"2026-08-31T07:48:46","modified_gmt":"2026-08-31T05:48:46","slug":"vetevendosje-vendos-kusht-per-ldk-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/vetevendosje-vendos-kusht-per-ldk-ne\/","title":{"rendered":"Vet\u00ebvendosje vendos \u201ckusht\u201d p\u00ebr LDK-n\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Adnan Rrustemi, ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb rast t\u00eb dakordimit p\u00ebr kandidatin p\u00ebr president, kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lumir Abdixhiku, duhet t\u00eb siguroj\u00eb zbatimin e marr\u00ebveshjes nga Grupi Parlamentar i k\u00ebsaj partie.<\/p>\n<p>Rrustemi, n\u00eb emisionin \u201cIntervista e jav\u00ebs\u201d n\u00eb KosovaPress, tha se LVV-ja nuk mund t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr sjelljen individuale t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb, por p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr menaxhimin e tyre i takon Abdixhikut.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dimension i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, p\u00ebr shkak edhe t\u00eb zhvillimeve t\u00eb brendshme n\u00eb LDK, por un\u00eb nuk mund t\u00eb flas, le t\u00eb themi, p\u00ebr sjelljen individuale t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb. Zoti Abdixhiku e p\u00ebrfaq\u00ebson LDK-n\u00eb, zoti Kurti e p\u00ebrfaq\u00ebson Vet\u00ebvendosjen. As nuk i kemi k\u00ebrkuar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, sepse ne e trajtojm\u00eb formalisht si kryetar t\u00eb LDK-s\u00eb. I mbetet zotit Abdixhiku ta menaxhoj\u00eb grupin e tij parlamentar dhe, n\u00eb momentin kur dakordohet p\u00ebr emrin, e b\u00ebjm\u00eb marr\u00ebveshje, t\u00eb garantoj\u00eb, le t\u00eb themi, edhe implementimin e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje nga pozicioni i LDK-s\u00eb\u201d, theksoi Rrustemi.<\/p>\n<p>Lexo po ashtuTregjet globale e nisin jav\u00ebn me optimiz\u00ebm t\u00eb kujdessh\u00ebmT\u00eb shtun\u00ebn u takuan s\u00ebrish kryetari i LVV-s\u00eb, nj\u00ebher\u00ebsh kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, me Abdixhikun, por nuk arrit\u00ebn marr\u00ebveshje p\u00ebr emrin e kandidatit p\u00ebr president.<\/p>\n<p>N\u00eb takimet paraprake \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb propozuar emra konkret\u00eb p\u00ebr president.<\/p>\n<p>E Rrustemi tha se b\u00ebrja publike e emrave t\u00eb propozuar p\u00ebr president e d\u00ebmton procesin e dakordimit p\u00ebr t\u00eb parin e vendit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb, le t\u00eb themi, ruajtjes s\u00eb integritetit t\u00eb vet\u00eb figurave, se n\u00eb fund t\u00eb fundit nj\u00ebri prej tyre mund t\u00eb jet\u00eb propozim konsensual. E pashmangshme q\u00eb mund t\u00eb sillen emra t\u00eb ndrysh\u00ebm. Nuk e di n\u00eb kuptimin e numrit t\u00eb propozimeve, por ka pasur propozime edhe nga L\u00ebvizja, edhe nga LDK-ja, n\u00eb p\u00ebrputhje me ato kritere q\u00eb jan\u00eb vendosur n\u00eb takimin paraprak, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb figur\u00eb konsensuale, jasht\u00ebpartiake, mbi pal\u00ebt, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e polemikave ditore n\u00eb sken\u00ebn politike, dhe natyrisht t\u00eb ecim tutje\u2026 Nuk kam informacione dhe, natyrisht, rezervohem t\u00eb flas p\u00ebr emra. Nuk kam d\u00ebgjuar, e kam par\u00eb n\u00eb mediat e fundit, por po e p\u00ebrs\u00ebris, procesi \u00ebsht\u00eb i ndjesh\u00ebm\u2026 Brenda grupit do t\u00eb diskutohen eventualisht kur ka konsensualitet, le t\u00eb themi, kur ka nj\u00eb lloj p\u00ebrafrimi edhe dakordimi n\u00eb mes t\u00eb pal\u00ebve\u201d, theksoi Rrustemi.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr propozimin e Faton Bislimit p\u00ebr president nga ish-ambasadori \u00cbilliam \u00cbalker dhe ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi, Rrustemi vler\u00ebson rolin e Bislimit n\u00eb raportet e Kosov\u00ebs me SHBA-n\u00eb, por nuk tregon n\u00ebse emri i tij \u00ebsht\u00eb diskutuar n\u00eb takimet Kurti-Abdixhiku.<\/p>\n<p>Lexo po ashtuMindCheck Corner n\u00eb Sunny HillA \u00ebsht\u00eb diskutuar emri i Faton Bislimit n\u00eb takimet Kurti-Abdixhiku?<\/p>\n<p>\u201cNuk kam informacione a \u00ebsht\u00eb diskutuar apo jo. E kam par\u00eb lajmin edhe letr\u00ebn e zotit \u00cbalker. Besoj n\u00eb funksion t\u00eb, le t\u00eb themi, t\u00eb kontributit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrafruar pal\u00ebt. E njoh nga distanca, dometh\u00ebn\u00eb, zotin Bislimi edhe si figur\u00eb politike e LDK-s\u00eb, ish-deputet, por edhe si nj\u00eb aktivist, le t\u00eb themi, politik p\u00ebrtej partive politike, sidomos n\u00eb raportet e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt e kam p\u00ebrcjell\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb aktivitetin lobues t\u00eb tij, por nuk mund t\u00eb\u2026 Po, \u00e7\u00ebshtja mund t\u00eb kem q\u00ebndrim subjektiv, dometh\u00ebn\u00eb. Po e p\u00ebrs\u00ebris, diskutimi p\u00ebr emra, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb nuk ka nj\u00eb lloj pajtueshm\u00ebrie t\u00eb pal\u00ebve dhe, le t\u00eb themi, pozicionimi i nj\u00ebansh\u00ebm e d\u00ebmton procesin\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Ai tregoi kur do t\u00eb thirret vazhdimi i seanc\u00ebs konstituive t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Deputeti i LVV-s\u00eb tha se q\u00ebndrimi politik i partis\u00eb s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kuvendi t\u00eb mos konstituohet pa u arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr presidentin.<\/p>\n<p>Sipas tij, konstituimi i Kuvendit dhe nisja e afatit 60-ditor do t\u00eb krijonte presion shtes\u00eb mbi partit\u00eb politike dhe do ta v\u00ebshtir\u00ebsonte arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje.<\/p>\n<p>Lexo po ashtuVoton bashk\u00ebkryetari i GUXO, Faton Peci \u2013 LIVE nga Mitrovica<\/p>\n<p>Mosthirrja e seanc\u00ebs konstituive ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb PDK-ja dhe Aleanca t\u00eb nd\u00ebrmarrin aksione dhe aktivitete politike p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar funksionalizimin e Kuvendit.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr p\u00ebrplasjen n\u00eb Kuvend me deputetin e PDK-s\u00eb, M\u00ebrgim Lushtaku, Rrustemi tha se nuk ka pasur kontakt apo komunikim me t\u00eb, por pretendoi se Lushtaku kishte tentuar fizikisht ta pengonte gjat\u00eb deklarimit para mediave n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Rrustemi foli edhe p\u00ebr vendimmarrjen e Gjykat\u00ebs Speciale p\u00ebr ish-krer\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, ku shtoi se lufta e U\u00c7K-s\u00eb ishte e drejt\u00eb dhe \u00e7lirimtare, nd\u00ebrsa shprehu shpres\u00ebn p\u00ebr lirimin e ish-krer\u00ebve t\u00eb saj q\u00eb po gjykohen n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket marshit t\u00eb paralajm\u00ebruar p\u00ebr 12 shtator n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Rrustemi tha se nuk sheh arsye q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Vet\u00ebvendosjes t\u00eb mos marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Adnan Rrustemi, ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb rast t\u00eb dakordimit p\u00ebr kandidatin p\u00ebr president, kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lumir Abdixhiku, duhet t\u00eb siguroj\u00eb zbatimin e marr\u00ebveshjes nga Grupi Parlamentar i k\u00ebsaj partie. Rrustemi, n\u00eb emisionin \u201cIntervista e jav\u00ebs\u201d n\u00eb KosovaPress, tha se LVV-ja nuk mund t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr sjelljen individuale&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13976,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"iawp_total_views":15,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-13975","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-top"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_8516.jpeg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13975","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13975"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13975\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13977,"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13975\/revisions\/13977"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13976"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13975"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13975"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13975"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}