{"id":13677,"date":"2026-08-25T12:38:40","date_gmt":"2026-08-25T10:38:40","guid":{"rendered":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/?p=13677"},"modified":"2026-08-25T12:38:40","modified_gmt":"2026-08-25T10:38:40","slug":"biznesmeni-nga-maqedonia-dhe-biznesmeni-nga-kosova-filluan-nje-projekt-multimilionesh-ne-brezovice","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/biznesmeni-nga-maqedonia-dhe-biznesmeni-nga-kosova-filluan-nje-projekt-multimilionesh-ne-brezovice\/","title":{"rendered":"Biznesmeni nga Maqedonia dhe biznesmeni nga Kosova filluan nj\u00eb projekt multimilion\u00ebsh n\u00eb Brezovic\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Biznesmeni tetovar i njohur si Enver Tivoli (pronar i restoranteve Tivoli) dhe biznesmeni nga Kosova, Mehmet Prishtina, kan\u00eb filluar nj\u00eb ptojekt t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt disa milion\u00ebsh n\u00eb Brezovic\u00eb, shkruan portali Lideri.mk.<\/p>\n<p>Ja njoftimi i plot\u00eb nga vet\u00eb biznesmeni Enver Tivoli:<\/p>\n<p>BASHKIMI I KAPITALIT \u2013 AT\u00cb Q\u00cb POLITIKA NUK E B\u00cbN, E B\u00cbN EKONOMIA<\/p>\n<p>NGA GURTHEMELI N\u00cb BREZOVIC\u00cb, DREJT BASHKIMIT EKONOMIK SHQIPTAR<\/p>\n<div class=\"code-block code-block-1\">&#8221;\u00a0&#8220;<\/div>\n<p>Sot, s\u00eb bashku me Mehmet Prishtina dhe Tivoli, nis\u00ebm nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb ri: hodh\u00ebm gurthemelin e nj\u00eb projekti t\u00eb madh turistik n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Brezovic\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Komun\u00ebn e Sht\u00ebrpc\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky rrug\u00ebtim ka qen\u00eb i gjat\u00eb dhe aspak i leht\u00eb. Kemi kaluar n\u00ebp\u00ebr pengesa administrative, burokraci, moskuptim, interesa dhe nganj\u00ebher\u00eb edhe inate politike. Por kam m\u00ebsuar nj\u00eb gj\u00eb n\u00eb jet\u00eb: pun\u00ebt e mira duan koh\u00eb; vet\u00ebm belaja vjen shpejt.<\/p>\n<p>Ne zgjodh\u00ebm t\u00eb mos ankohemi, por t\u00eb punojm\u00eb dhe t\u00eb investojm\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse paraja nuk ka as sy, as fe, as komb\u00ebsi. Kapitali shkon atje ku ka ide, pun\u00eb, siguri dhe perspektiv\u00eb. Po t\u00eb kishte paraja sy, nuk do t\u00eb shkonte te secili. Njeriun pa dije, pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe pa vizion, paraja nuk e kompleton \u2013 p\u00ebrkundrazi, mund ta b\u00ebj\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua kapitali nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pasuri personale. Kapitali \u00ebsht\u00eb mjet p\u00ebr zhvillim.<\/p>\n<p>Me kapital nd\u00ebrtohen shkolla, rrug\u00eb, spitale, qendra sportive e kulturore. Me kapital krijohen vende pune, financohet arsimi, zhvillohet bujq\u00ebsia, turizmi dhe infrastruktura.<\/p>\n<p>Prandaj e them prej koh\u00ebsh: bashkimi i kapitalit shqiptar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb bashkimit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ne ende nuk kemi arritur ta kanalizojm\u00eb sa duhet kapitalin shqiptar n\u00eb projekte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta zhvillimore. Shpesh flasim p\u00ebr pun\u00eb komb\u00ebtare, nd\u00ebrsa zihemi mes vete dhe p\u00ebrfiton i treti.<\/p>\n<p>Kombi nuk forcohet vet\u00ebm duke rrahur gjoksin. Forcohet duke krijuar ekonomi, dije, institucione, vende pune dhe mir\u00ebqenie.<\/p>\n<p>Projekti q\u00eb po zhvillojm\u00eb me Mehmet Prishtin\u00ebn shtrihet n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb prej mbi 300 hektar\u00ebsh, ku synojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb destinacion t\u00eb turizmit rural dhe malor me standarde bashk\u00ebkohore nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e k\u00ebtij projekti \u00ebsht\u00eb edhe Vila e Titos n\u00eb Brezovic\u00eb, s\u00eb bashku me disa nga hotelet e asaj kohe, objekte q\u00eb mbartin nj\u00eb histori t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj qendre turistike. Synimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo trash\u00ebgimi ekzistuese t\u00eb mos mbetet d\u00ebshmi e nj\u00eb kohe t\u00eb kaluar dhe t\u00eb harrohet, por t\u00eb integrohet me kujdes n\u00eb zhvillimin e ri t\u00eb Brezovic\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne duam t\u00eb ruajm\u00eb at\u00eb q\u00eb ka vler\u00eb historike, ta rinovojm\u00eb dhe t\u2019i japim funksion t\u00eb ri, duke e bashkuar historin\u00eb e Brezovic\u00ebs me standardet e turizmit modern. Sepse zhvillim nuk do t\u00eb thot\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb rr\u00ebnosh t\u00eb vjetr\u00ebn dhe t\u00eb fillosh nga zero; zhvillim do t\u00eb thot\u00eb edhe ta ruash trash\u00ebgimin\u00eb, ta modernizosh dhe ta kthesh p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vler\u00eb ekonomike e turistike.<\/p>\n<p>Vizioni yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo zon\u00eb t\u00eb mos jetoj\u00eb vet\u00ebm disa jav\u00eb n\u00eb dim\u00ebr, por 365 dit\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Projekti p\u00ebrfshin bujtina n\u00eb natyr\u00eb, agroturiz\u00ebm, shtigje malore, bi\u00e7ikleta malore, aktivitete me adrenalin\u00eb, mjete me kat\u00ebr rrota, kal\u00ebrim, fusha sportive, hap\u00ebsira p\u00ebr rehabilitim dhe p\u00ebrgatitje t\u00eb sportist\u00ebve, si dhe aktivitete t\u00eb tjera q\u00eb do ta b\u00ebjn\u00eb malin t\u00ebrheq\u00ebs n\u00eb \u00e7do stin\u00eb.<\/p>\n<p>Dy lumenjt\u00eb e zon\u00ebs krijojn\u00eb mund\u00ebsi edhe p\u00ebr peshkim dhe aktivitete t\u00eb tjera n\u00eb natyr\u00eb.<\/p>\n<p>Por vizioni yn\u00eb nuk p\u00ebrfundon te turizmi.<\/p>\n<p>Banori vendas duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb dhe p\u00ebrfitues i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i k\u00ebtij zhvillimi, jo vet\u00ebm spektator i tij.<\/p>\n<p>Prandaj synojm\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me familjet dhe fermer\u00ebt e zon\u00ebs p\u00ebr prodhimin, grumbullimin, p\u00ebrpunimin dhe tregtimin e produkteve vendore, me synim q\u00eb ato t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb standardet dhe t\u00eb pajisen me certifikim BIO aty ku \u00ebsht\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>Do t\u00eb nxitet grumbullimi dhe kultivimi i \u00e7ajeve dhe bim\u00ebve mjek\u00ebsore, boronicave, manaferrave dhe frutave t\u00eb tjera t\u00eb malit.<\/p>\n<p>Do t\u00eb zhvillohet bletaria, me koshere p\u00ebr prodhimin e mjaltit natyral t\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n<p>Do t\u00eb mb\u00ebshtetet kultivimi i k\u00ebrpudhave, hudhr\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr, arrave, lajthive dhe kulturave t\u00eb tjera q\u00eb i p\u00ebrshtaten klim\u00ebs dhe tok\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj treve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm do ta ket\u00eb edhe blegtoria alpine, ve\u00e7an\u00ebrisht prodhimi i qum\u00ebshtit dhe djathit t\u00eb dhis\u00eb, si dhe produkteve t\u00eb tjera tradicionale.<\/p>\n<p>Por kemi nj\u00eb parim t\u00eb qart\u00eb: produkti nuk duhet t\u00eb largohet nga mali vet\u00ebm si l\u00ebnd\u00eb e par\u00eb.<\/p>\n<p>Ai duhet t\u00eb prodhohet, grumbullohet, p\u00ebrpunohet, certifikohet, paketohet dhe t\u00eb dal\u00eb n\u00eb treg me identitetin e vet.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb familje prodhon mjalt\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr djath\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr boronica, manaferra, \u00e7aj mali apo k\u00ebrpudha, ne duhet t\u2019u krijojm\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb k\u00ebto produkte t\u00eb arrijn\u00eb te konsumatori.<\/p>\n<p>Restorantet, bujtinat dhe objektet turistike t\u00eb projektit duhet, sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur, t\u00eb furnizohen nga banor\u00ebt e zon\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga toka e banorit \u2013 n\u00eb sofr\u00ebn e turistit.<br \/>\nNga puna e fermerit \u2013 te tregu.<br \/>\nNga pasuria e malit \u2013 te mir\u00ebqenia e familjes.<\/p>\n<p>Do t\u00eb organizohen edhe seminare dhe trajnime p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb organike, blegtorin\u00eb, bletarin\u00eb, kultivimin e bim\u00ebve mjek\u00ebsore, p\u00ebrpunimin, paketimin, marketingun dhe certifikimin e produkteve.<\/p>\n<p>Sepse nuk mjafton t\u2019i thuash fermerit: prodho.<\/p>\n<p>Duhet t\u2019i jap\u00ebsh dije, standard, treg dhe siguri se prodhimi i tij do t\u00eb shitet.<\/p>\n<p>Turizmi rural dhe agroturizmi duhet ta mbajn\u00eb banorin n\u00eb tok\u00ebn e vet dhe t\u2019i japin mund\u00ebsi t\u00eb jetoj\u00eb me dinjitet nga puna e vet. T\u00eb rinjt\u00eb nuk duhet ta shohin malin vet\u00ebm si vend prej nga duhet t\u00eb largohen, por si nj\u00eb pasuri mbi t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb ardhmen e tyre.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu vijm\u00eb te nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Politikan\u00ebt tan\u00eb duhet ta kuptojn\u00eb se ekonomia mund t\u00eb na bashkoj\u00eb shum\u00eb m\u00eb fuqish\u00ebm sesa fjalimet politike.<\/p>\n<p>Kapitali shqiptar sot \u00ebsht\u00eb i shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri, Maqedoni t\u00eb Veriut, Evrop\u00eb, Amerik\u00eb dhe kudo n\u00eb diaspor\u00eb. Ve\u00e7mas mund t\u00eb jemi investitor\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm; t\u00eb bashkuar mund t\u00eb b\u00ebhemi nj\u00eb fuqi ekonomike.<\/p>\n<p>Prandaj ka ardhur koha q\u00eb politika, ekonomist\u00ebt, biznesmen\u00ebt, profesionist\u00ebt dhe diaspora t\u00eb mbledhin forc\u00ebn, dijen dhe kapitalin dhe t\u00eb mendojn\u00eb seriozisht p\u00ebr krijimin e nj\u00eb banke komb\u00ebtare zhvillimore, t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi baza profesionale dhe transparente.<\/p>\n<p>Nj\u00eb institucion financiar q\u00eb kapitalin dhe kursimet tona t\u2019i orientoj\u00eb drejt prodhimit, bujq\u00ebsis\u00eb, turizmit, teknologjis\u00eb, energjis\u00eb, infrastruktur\u00ebs dhe sip\u00ebrmarrjes s\u00eb t\u00eb rinjve.<\/p>\n<p>Jo nj\u00eb bank\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn, por nj\u00eb bank\u00eb p\u00ebr zhvillimin.<\/p>\n<p>Sepse kapitali q\u00eb vet\u00ebm ruhet \u00ebsht\u00eb pasuri, por kapitali q\u00eb investohet me dije krijon pasuri t\u00eb re, vende pune dhe t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p>Ne flasim shum\u00eb p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar. Un\u00eb besoj se nj\u00eb nga themelet m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb bashkimi ekonomik.<\/p>\n<p>Nuk kemi nevoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr patriotiz\u00ebm me fjal\u00eb. Na duhet edhe patriotiz\u00ebm ekonomik: t\u00eb investojm\u00eb te nj\u00ebri-tjetri, t\u00eb blejm\u00eb nga nj\u00ebri-tjetri, t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb, t\u00eb krijojm\u00eb vende pune dhe ta kthejm\u00eb kapitalin ton\u00eb n\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p>Sepse ekonomia krijon ura atje ku politika shpesh nd\u00ebrton mure.<\/p>\n<p>Ky projekt nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm investim n\u00eb nd\u00ebrtesa.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb investim n\u00eb njer\u00ebz.<br \/>\nN\u00eb tok\u00eb.<br \/>\nN\u00eb prodhim.<br \/>\nN\u00eb dije.<br \/>\nN\u00eb ekonomi.<br \/>\nN\u00eb ruajtjen e trash\u00ebgimis\u00eb.<br \/>\nDhe mbi t\u00eb gjitha \u2013 n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Me Mehmetin ndajm\u00eb bindjen se kapitali duhet t\u00eb bashkoj\u00eb, jo t\u00eb ndaj\u00eb. N\u00ebse politika ngre kufij dhe barriera, ekonomia dhe interesi i p\u00ebrbashk\u00ebt mund t\u2019i kap\u00ebrcejn\u00eb ato.<\/p>\n<p>Ne sot vendos\u00ebm nj\u00eb gur n\u00eb tok\u00eb, por synimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh:<\/p>\n<p>T\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb se bashkimi i dijes, kapitalit dhe pun\u00ebs mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb politika p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra vet\u00ebm e premton.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb fund:<\/p>\n<p>BASHKIMI I KAPITALIT B\u00cbN AT\u00cb Q\u00cb POLITIKA SHPESH NUK E B\u00cbN.<\/p>\n<p>I ul njer\u00ebzit n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb, u krijon interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe i bashkon rreth pun\u00ebs, zhvillimit dhe s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>Puna e mbar\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Biznesmeni tetovar i njohur si Enver Tivoli (pronar i restoranteve Tivoli) dhe biznesmeni nga Kosova, Mehmet Prishtina, kan\u00eb filluar nj\u00eb ptojekt t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt disa milion\u00ebsh n\u00eb Brezovic\u00eb, shkruan portali Lideri.mk. Ja njoftimi i plot\u00eb nga vet\u00eb biznesmeni Enver Tivoli: BASHKIMI I KAPITALIT \u2013 AT\u00cb Q\u00cb POLITIKA NUK E B\u00cbN, E B\u00cbN EKONOMIA NGA GURTHEMELI N\u00cb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13678,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"iawp_total_views":82,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-13677","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-top"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/FB_IMG_1787592645506.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13677","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13677"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13677\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13679,"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13677\/revisions\/13679"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13678"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13677"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13677"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13677"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}