{"id":12257,"date":"2026-07-13T10:57:24","date_gmt":"2026-07-13T08:57:24","guid":{"rendered":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/?p=12257"},"modified":"2026-07-13T10:57:24","modified_gmt":"2026-07-13T08:57:24","slug":"kosova-ne-udhekryq-a-po-lind-marreveshja-kurti-abdixhiku-per-ta-shmangur-krizen-e-re","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/kosova-ne-udhekryq-a-po-lind-marreveshja-kurti-abdixhiku-per-ta-shmangur-krizen-e-re\/","title":{"rendered":"Kosova n\u00eb udh\u00ebkryq: A po lind marr\u00ebveshja Kurti-Abdixhiku p\u00ebr ta shmangur kriz\u00ebn e re?"},"content":{"rendered":"<p data-reader-unique-id=\"2\">Pas zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare, Kosova vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 politik dhe institucional, duke e b\u00ebr\u00eb formimin e institucioneve t\u00eb reja nj\u00eb nga sfidat kryesore t\u00eb vendit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"15\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, takimi mes liderit t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lumir Abdixhiku, ka rikthyer n\u00eb v\u00ebmendje mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb bashk\u00ebpunimi mes dy subjekteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha politike. Edhe pse bisedimet nuk prodhuan nj\u00eb marr\u00ebveshje konkrete, gatishm\u00ebria e shprehur nga t\u00eb dyja pal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb vazhduar dialogun ka nxitur diskutime mbi gjasat e arritjes s\u00eb nj\u00eb kompromisi politik.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"16\">Duke folur p\u00ebr media pas takimit, Kurti tha se \u00ebsht\u00eb optimist dhe shpreson se do t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje, pavar\u00ebsisht se takimi i par\u00eb nuk solli ndonj\u00eb p\u00ebrparim konkret.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"18\"><em data-reader-unique-id=\"19\">\u201cEnde nuk kemi ndonj\u00eb konkluzion apo t\u00eb arritur t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb mund ta ndanim k\u00ebtu me ju. Un\u00eb jam optimist\u201d,\u00a0<\/em>tha Kurti p\u00ebr media.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"23\">Pjes\u00eb e takimit ishte edhe ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila n\u00eb zgjedhje garoi n\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me LDK-n\u00eb, me synim p\u00ebr t\u2019u rizgjedhur presidente.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"24\">Kurti theksoi se bisedoi me Abdixhikun dhe Osmanin p\u00ebr formimin e t\u00eb gjitha institucioneve, por nguli k\u00ebmb\u00eb se ka koh\u00eb edhe kat\u00ebr jav\u00eb p\u00ebr konstituimin e Kuvendit, duke iu referuar afatit kushtetues, i cili hyri n\u00eb fuqi n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebsaj jave pas certifikimit t\u00eb rezultateve t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 7 qershorit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"26\">Abdixhiku, nd\u00ebrkoh\u00eb, tha pas takimit se \u201cn\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb u dakorduam t\u00eb vazhdojm\u00eb tutje me komunikim si form\u00eb e vetme e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb shmangies s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb vendin ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"27\">Ai shtoi se LDK-ja k\u00ebrkon \u201cstabilitet institucional dhe patjet\u00ebr ekuilib\u00ebr demokratik, n\u00eb t\u00eb cilin t\u00eb gjitha pal\u00ebt kontribuojn\u00eb me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u2019i ofruar vendit institucione t\u00eb q\u00ebndrueshme\u201d.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"28\">Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse nj\u00eb marr\u00ebveshje e mundshme mes LVV-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr tejkalimin e kriz\u00ebs institucionale apo vet\u00ebm nj\u00eb kompromis afatshkurt\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shmangur zgjedhjet e reja dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar funksionimin e institucioneve.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"32\"><strong data-reader-unique-id=\"33\">Halili: \u00c7do bashk\u00ebpunim mes LVV-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb do t\u00eb matet jo vet\u00ebm nga arritja e marr\u00ebveshjes, por nga aft\u00ebsia e tyre p\u00ebr ta zbatuar at\u00eb<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"34\">N\u00eb lidhje me takimin Kurti-Abdixhiku, p\u00ebr \u201cBota sot\u201d foli profesori Nijazi Halili, i cili tha se t\u00eb dy partit\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb sinjal se ekziston vullnet politik p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur edhe nj\u00eb pal\u00eb zgjedhje t\u00eb reja.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"35\">\u201c<em data-reader-unique-id=\"36\">Takimi mes LVV-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb tregon se ekziston nj\u00eb vullnet politik p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr ng\u00ebr\u00e7in institucional dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb ri zgjedhor. Megjithat\u00eb, afrimi mes k\u00ebtyre dy subjekteve nuk duhet par\u00eb vet\u00ebm si nj\u00eb marr\u00ebveshje teknike p\u00ebr ndarjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsive, por si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb stabilitet t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm institucional\u201d.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"37\">Sipas Halilit, nj\u00eb koalicion i mundsh\u00ebm mes LVV-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballej edhe me sfida p\u00ebr shkak t\u00eb dallimeve politike dhe programore.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"41\">\n<p data-reader-unique-id=\"44\">Mir\u00ebpo, n\u00ebse arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje me baz\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, at\u00ebher\u00eb ajo do t\u00eb mund t\u00eb sillte nj\u00eb stabilitet politik dhe funksionalizim t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"45\"><em data-reader-unique-id=\"46\">\u201cNj\u00eb bashk\u00ebpunim i mundsh\u00ebm mes LVV-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballej me sfida t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb dallimeve programore, q\u00ebndrimeve t\u00eb m\u00ebhershme politike dhe nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb kompromis n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet kryesore t\u00eb qeverisjes. Pyetja kryesore nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse mund t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje, por n\u00ebse ajo do t\u00eb ket\u00eb baz\u00eb t\u00eb mjaftueshme politike p\u00ebr t\u00eb funksionuar n\u00eb afat m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"47\"><em data-reader-unique-id=\"48\">N\u00ebse nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb do t\u00eb arrihej, ajo do t\u00eb mund t\u00eb sillte nj\u00eb periudh\u00eb stabiliteti dhe funksionim m\u00eb normal t\u00eb institucioneve. Por, n\u00ebse do t\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb kompromis p\u00ebr shmangien e zgjedhjeve t\u00eb reja, pa nj\u00eb pajtim t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr prioritetet dhe reformat, ekziston rreziku q\u00eb kriza t\u00eb shtyhet dhe jo t\u00eb zgjidhet\u201d.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"49\">Nd\u00ebr t\u00eb tjera, profesori shtoi se marr\u00ebveshja LDK-LVV mund t\u00eb matet nga aft\u00ebsia p\u00ebr ta rikthyer besimin e qytetar\u00ebve n\u00eb institucione.<\/p>\n<div data-reader-unique-id=\"50\"><\/div>\n<p data-reader-unique-id=\"54\"><em data-reader-unique-id=\"55\">\u201cPrandaj, \u00e7do bashk\u00ebpunim mes LVV-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb do t\u00eb matet jo vet\u00ebm nga arritja e marr\u00ebveshjes, por nga aft\u00ebsia e tyre p\u00ebr ta zbatuar at\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb rikthyer besimin e qytetar\u00ebve n\u00eb institucione\u201d<\/em>, p\u00ebrfundoi Nijazi Halili p\u00ebr \u201cBota sot\u201d.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"56\"><strong data-reader-unique-id=\"57\">Haziri: Vazhdimi i bisedimeve nd\u00ebrmjet LVV-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb nuk pritet t\u00eb jet\u00eb rezultativ<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"58\">Nd\u00ebrsa, analisti politik Nexhat Haziri tha se takimi i par\u00eb LVV-LDK nuk prodhoi rezultat, derisa nuk p\u00ebrjashtoi se mund t\u00eb ket\u00eb zhvillime t\u00eb reja n\u00eb vijim.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"61\">Ai, n\u00eb bashk\u00ebbisedimin me \u201cBota sot\u201d, potencoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb marr\u00ebveshje mes k\u00ebtyre dy partive, derisa p\u00ebrmendi edhe faktin se PDK-ja dhe AAK-ja nuk treguan gatishm\u00ebri p\u00ebr bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"62\"><em data-reader-unique-id=\"63\">\u201cN\u00ebse i referohemi takimit t\u00eb par\u00eb nd\u00ebrmjet lider\u00ebve t\u00eb LVV-s\u00eb dhe atyre t\u00eb LDK-s\u00eb, takim ky q\u00eb nuk rezultoi me ndonj\u00eb hap konkret, mbetet t\u00eb shihet se \u00e7far\u00eb do t\u00eb prodhojn\u00eb takimet e radh\u00ebs nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy subjekteve politike. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme tani, kur ndodhemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb re sa i p\u00ebrket k\u00ebtij procesi, pasi PDK-ja e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb pozicionin e saj se ka vendosur t\u00eb mbetet n\u00eb opozit\u00eb, duke mos shprehur interesim as p\u00ebr procesin e zgjedhjes s\u00eb presidentit apo presidentes s\u00eb vendit. Pa votat e k\u00ebtij subjekti politik, v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb realizohet zgjedhja e presidentit apo presidentes.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"66\"><em data-reader-unique-id=\"67\">Po ashtu, edhe refuzimi i AAK-s\u00eb p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pozitivisht ftes\u00ebs s\u00eb z. Kurti p\u00ebr t\u2019u takuar e v\u00ebshtir\u00ebson m\u00eb tej procesin e zgjedhjes s\u00eb kreut t\u00eb shtetit\u201d.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"70\">Megjithat\u00eb, Haziri e sheh si t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb suksesshme LDK-LVV, pasi thekson se vet\u00ebm votat e k\u00ebtyre dy partive s\u00ebrish nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"71\">K\u00ebtu, p\u00ebrmendi edhe problemet e brendshme n\u00eb LDK dhe rrezikun p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"72\"><em data-reader-unique-id=\"73\">\u201cAndaj, vazhdimi i bisedimeve nd\u00ebrmjet LVV-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr formimin e institucioneve, e n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr zgjedhjen e presidentit apo presidentes, nuk pritet t\u00eb jet\u00eb rezultativ. Kjo edhe p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb brendshme n\u00eb vet\u00eb LDK-n\u00eb, e cila nuk po kalon dit\u00ebt e saj m\u00eb t\u00eb mira, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeve t\u00eb thella dhe k\u00ebrkesave p\u00ebr dor\u00ebheqjen e z. Abdixhiku.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"76\"><em data-reader-unique-id=\"77\">N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, z. Kurti dhe LVV-ja i kan\u00eb votat e mjaftueshme p\u00ebr zgjedhjen e kryetarit t\u00eb Kuvendit, por edhe p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb. Megjithat\u00eb, kjo nuk e nxjerr vendin nga kriza dhe as nuk e kompleton formimin e institucioneve t\u00eb reja pa zgjedhjen e presidentit. N\u00eb rast t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb zgjedhjes s\u00eb tij ose t\u00eb saj, vendi do t\u00eb detyrohej s\u00ebrish t\u00eb shkonte n\u00eb zgjedhje\u201d<\/em>, shtjelloi ai.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"78\">N\u00eb fund, Haziri shtoi se presidenti duhet t\u2019i takoj\u00eb opozit\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb edhe AAK-ja e PDK-ja t\u00eb ken\u00eb gjasa t\u00eb votojn\u00eb dhe ta mb\u00ebshtesin at\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"79\"><em data-reader-unique-id=\"80\">\u201cPrandaj, \u00e7far\u00ebdo bisedimesh dhe \u00e7far\u00ebdo marr\u00ebveshjesh nd\u00ebrmjet LVV-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb, sidomos p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb vendit, nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb zgjidhje, sepse u mungojn\u00eb votat e nevojshme.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"83\"><em data-reader-unique-id=\"84\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, z. Kurti duhet t\u00eb tregoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb pragmatiz\u00ebm, duke ofruar nj\u00eb kompromis q\u00eb posti i presidentit t\u2019i takoj\u00eb opozit\u00ebs. Nj\u00eb kompromis i till\u00eb do t\u00eb mund ta p\u00ebrfshinte n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces edhe PDK-n\u00eb dhe Aleanc\u00ebn. Kjo do t\u00eb ishte formula e vetme q\u00eb do t\u00eb garantonte formimin e institucioneve t\u00eb reja dhe stabilitetin politik, mbi baz\u00ebn e nj\u00eb baraspeshe t\u00eb pushteteve n\u00eb vend\u201d,<\/em>p\u00ebrmbylli Nexhat Haziri p\u00ebr \u201cBota sot\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare, Kosova vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 politik dhe institucional, duke e b\u00ebr\u00eb formimin e institucioneve t\u00eb reja nj\u00eb nga sfidat kryesore t\u00eb vendit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, takimi mes liderit t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lumir Abdixhiku, ka rikthyer n\u00eb v\u00ebmendje mund\u00ebsin\u00eb e&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12258,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"iawp_total_views":14,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-12257","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-top"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_4761.webp","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12257","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12257"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12257\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12259,"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12257\/revisions\/12259"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12258"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12257"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12257"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/oyuntakip.com\/lajme\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12257"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}