You dont have javascript enabled! Please enable it! Wizz Air ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët

Wizz Air ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët

Informacion i rëndësishëm për ju që fluturoni me WizzAir…

Kompania ajrore Wizz Air ka bërë të ditur se, për një periudhë të përkohshme:

fluturimet që zakonisht nisen nga Basel do të transferohen për t’u operuar nga Stuttgart drejt katër destinacioneve në rajon, ndër të cilat është edhe aeroporti i Ohrit.

Kjo masë do të zbatohet për rreth një muaj, nga mesi i prillit deri në mesin e majit, për shkak të punimeve të planifikuara në pistën e aeroportit të Basel-it.


Sa i përket linjës Stuttgart–Ohër, fluturimet do të fillojnë më 15 prill dhe do të kryhen tri herë në javë, duke vazhduar deri më 20 maj 2026.