You dont have javascript enabled! Please enable it! Vidhet arka e bamirësisë në një xhami të Ferizajt, hajnat dëmtojnë edhe kamerat

Vidhet arka e bamirësisë në një xhami të Ferizajt, hajnat dëmtojnë edhe kamerat

Vidhet arka e bamirësisë në një xhami të Ferizajt, hajnat dëmtojnë edhe kamerat

Një vjedhje e rëndë është regjistruar në fshatin Mirash të Ferizajt, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një objekt fetar dhe kanë marrë arkën e bamirësisë.

Ngjarja është zbuluar rreth orës 13:00, kur imami i xhamisë ka shkuar në objekt dhe ka vërejtur se dera ishte hapur me forcë.

Siç mëson Sinjali, të dyshuarit kanë hyrë brenda xhamisë dhe kanë marrë “Arkën e Bamirësisë”, ndërsa njëkohësisht kanë dëmtuar edhe kamerat e sigurisë, duke tentuar të zhdukin gjurmët.

Sipas deklarimit të imamit, nuk dihet saktësisht shuma e parave që ndodheshin në arkë, ndërsa dëmet materiale përfshijnë arkën dhe pajisjet e kamerave në vlerë rreth 170 euro.