You dont have javascript enabled! Please enable it! VIDEO - Ja si duken punimet nga ndërtimi i Xhamisë së re Shqiptare në Gjermani

VIDEO – Ja si duken punimet nga ndërtimi i Xhamisë së re Shqiptare në Gjermani

Të nderuar bashkatdhetarë,

Kjo video është një video informuese dhe falënderuese.

Falënderojmë familjen Morina nga Osnabrücku, së bashku me vëllain Sami Zogaj nga Osnabrücku, të cilët përmes kompanive të tyre kanë kryer punimet e tokës me një vlerë rreth 50.000 €.
Gjithashtu kemi një lajm të gëzueshëm: sot, një vëlla që dëshiron të mbetet anonim, ka paguar faturën e hekurave, të cilat kanë një vlerë mbi 26.000 €. Shpresojmë që hekurat të na vijnë këto ditë, në mënyrë që të vazhdojmë me vendosjen e tyre dhe të përfundojmë punimet e pllakës, për ta betonuar më pas.

Falënderojmë të gjithë vëllezërit që na ndihmojnë në këtë rrugë, çdo punëtor që punon me ne për realizimin e synimit tonë, edhe në këto ditë të ftohta.

Në të njëjtën kohë, falënderojmë të gjithë ata që kontribuojnë për këtë projekt.
Allahu ju shpërbleft me të mirat në këtë botë dhe në ahiret.