Një tjetër histori suksesi nga diaspora shqiptare vjen nga Austria. Albin dhe Arlind Meier, vëllezër me prejardhje nga Dobroshti i Tetovës
Prej vitesh punojnë dhe drejtojnë me sukses kompaninë e ndërtimit Meier Immobilien GmbH, e specializuar në ndërtime, renovime dhe rikonstruksione të objekteve banesore dhe afariste.
Të rinjtë nga Dobroshti, të cilët aktualisht jetojnë dhe punojnë në Vjenë, kanë krijuar reputacion të mirë për punimet cilësore, duke ofruar shërbime profesionale në:
• Ndërtime të reja
• Renovime të banesave
• Punime të brendshme dhe të jashtme
• Montime dhe rikonstruksione moderne
Fotografitë që ata shpërndajnë tregojnë punime të kryera me standarde të larta, nga ndërtimi i objekteve e deri te përfundimet finale në enterier.
Për bashkëpunim, vëllezërit Meier kanë ndarë edhe numrin kontaktues të firmës:
+43 681 20955656
Historia e tyre është shembull i punës, përkushtimit dhe suksesit të shumë të rinjve nga Tetova që kontribuojnë me profesionalizëm edhe jashtë vendit.