Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se familjarët e Shpat Kasapit kanë konfirmuar vdekjen e të afërmit të tyre të dashur. Mësohet se Kasapi ka ndërruar jetë në Bolonja të Italisë, ku ishte i ftuar për të marrë pjesë në një koncert.
Po ashtu, familjarët kanë konfirmuar se Kasapi ka vdekur në Itali pas një sulmi kardiak që ka pësuar atje.
Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.
Skena muzikore shqiptare është goditur nga një lajm i hidhur për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit.
Këngëtari ndërroi jetë papritur në moshën 40-vjeçare, pas një ataku kardiak, teksa ndodhej në Itali.
Miku i tij, Rezart Veleshnja, deklaroi se Shpati ndodhej në Itali jo vetëm për një koncert, por edhe për shkak të problemeve shëndetësore të djalit të tij, për kurimin e të cilit ishte shoqëruar nga ish-bashkëshortja, Selvija.
Momenti tragjik ndodhi kur këngëtari, i cili nuk raportohej të kishte pasur probleme shëndetësore më parë, u gjet pa shenja jete.
“Selva tha se ai ishte i shtrirë në krevat dhe nuk dha më asnjë shenjë jete, pa puls pa asgjë. Ajo u shtrëngua dhe ka lajmëruar stafin e hotelit”, tha Rezart Veleshnja.
Gjithashtu më herët, Selvija ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së tij të papritur.
Përmes një postimi tejet prekës në rrjetet sociale, ajo ka ndarë dhimbjen e saj të thellë, duke postuar një video të Shpatit me djalin e tyre, Roelin.
Ajo thekson humbjen e madhe, duke shkruar:
“Ndërrove jetë në krahët e mi, o jetë… Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta gëzonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!”
“E le Roelin jetim o Shpat… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty. Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit, që babi nuk është më?”
“Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë? Inshallah takohemi në Xhenet…” /Prive By Liberta Spahiu