You dont have javascript enabled! Please enable it! Vajzat Shqiptare na zbardhin fytyrën në Botë, Njihuni me Astronomen Shqiptare që punon te NASA

Vajzat Shqiptare na zbardhin fytyrën në Botë, Njihuni me Astronomen Shqiptare që punon te NASA

Bëhet fjalë për Pranvera Hyseni, shkencëtare planetare dhe kozmokimiste nga Vushtrria, e cila ka operuar teleskopët në Samitin e Mauna Kea, një nga qendrat më të rëndësishme astronomike në botë.

Përmes një postimi, ajo ndau emocionin e këtij momenti të jashtëzakonshëm:

“Ka momente që ende s’më besohet që jam duke e jetuar këtë realitet. Thjesht… ëndërr.”

Përveç operimit të teleskopëve të NASA-s, Hyseni ka testuar edhe teknologjinë më të re të kompanisë Celestron, lider global në pajisje astronomike.

Nga Vushtrria në majat e shkencës botërore.
Një tjetër dëshmi se talenti shqiptar po lë gjurmë në univers. 🌌✨