You dont have javascript enabled! Please enable it! U nisën për vikend në Shqipëri, aksidentohen në Milot

U nisën për vikend në Shqipëri, aksidentohen në Milot

U nisën për vikend në Shqipëri, aksidentohen në Milot

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në aksin Lezhë–Milot.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet i tipit “Benz”, me targa të Kosovës, ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte 66-vjeçari Preng Ndreka, banues në Shënkoll.

Si pasojë e përplasjes, 66-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda. Fillimisht ai është transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar dhe ndaluar nga Policia. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.