U gjet e mbytur në lumin Shkumbin/ Policia identifikon gruan (EMRI)
Policia e Elbasanit ka identifikuar gruan që u gjet e pajetë në lumin Shkumbin.
Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në lumin Shkumbin, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në lumë, shtetasja D. B., rreth 55 vjeçe.
Kjo shtetase ishte e strehuar në një qendër sociale dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ajo ishte larguar nga qendra rreth orës 15:00 të ditës së sotme.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.