You dont have javascript enabled! Please enable it! Tubim Madhështor me 300 Gra Shqiptare në Luzern! Shikoni çfarë bënë gratë shqiptare për Festën e Nënës – Lot dhe Krenari...

Tubim Madhështor me 300 Gra Shqiptare në Luzern! Shikoni çfarë bënë gratë shqiptare për Festën e Nënës – Lot dhe Krenari…

Festa e Nënave – Luzern 2026

Në një atmosferë të mbushur me dashuri, respekt dhe mirënjohje, në Misionin Katolik Shqiptar në Luzern u festua me solemnitet dhe gëzim Festa e Nënave, ku morën pjesë rreth 300 nëna dhe gra nga vende të ndryshme. Kjo festë, e organizuar me përkushtim dhe zemër të madhe nga Forumi i Grave, u shndërrua në një takim të bukur shpirtëror, miqësor dhe familjar, duke lënë kujtime dhe emocione të paharrueshme te të gjithë të pranishmit.

Në fillim të programit, Don Antoni përshëndeti të gjitha nënat dhe gratë pjesëmarrëse me një mesazh shumë domethënës kushtuar figurës së nënës. Në fjalën e tij ai vlerësoi nënën si themelin e familjes, simbolin e dashurisë së pakushtëzuar dhe forcën që mban gjallë shpresën edhe në momentet më të vështira të jetës. Me fjalë prekëse dhe plot ndjenjë, ai kujtoi sakrificën, përkushtimin dhe rolin e pazëvendësueshëm të grave dhe nënave në shoqëri dhe në familje.
Në përmbyllje të fjalës së tij, Don Antoni bëri lutjen e bekimit dhe falënderimit ndaj Zotit për dhuratën e jetës, për dashurinë, familjen dhe për të gjitha të mirat që Ai dhuron çdo ditë. Lutja e tij u përjetua me emocione të thella nga të gjithë të pranishmit dhe krijoi një atmosferë paqeje e bashkimi shpirtëror.
Don Antoni shprehu gjithashtu falënderim të sinqertë për Forumin e Grave dhe Motrat e Nderit për organizimin dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të Misionit. Një mirënjohje e veçantë iu drejtua edhe Gjeto dhe Marko Lucës për muzikën e bukur që i dha hijeshi festës, Simon Gojanit për zërimin profesional, si dhe stafit të kuzhinës me në krye Alfred Boçajn për punën dhe ushqimin e shijshëm. Falënderime u shprehën edhe për të gjitha nënat dhe gratë pjesëmarrëse që me praninë e tyre e bënë këtë festë vërtetë madhështore.
Më pas, kryetarja e Forumit të Grave, zonja Lume Malota, mbajti një fjalë përshëndetëse, falënderimi dhe urimi mirëseardhjeje për të gjitha pjesëmarrëset.
E gjithë festa u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë familjare, me shumë emocione, buzëqeshje, lojëra dhe momente gëzimi të përbashkët. Ishte një mbrëmje e jetuar bukur, ku mirënjohja ndaj nënës dhe gruas u shpreh jo vetëm me fjalë, por edhe me ndjenja të sinqerta dhe respekt të thellë.
Festa e Nënave në Luzern mbeti një dëshmi e bukur e dashurisë, unitetit dhe vlerësimit për figurën e nënës – asaj që me zemrën dhe sakrificën e saj vazhdon të jetë drita dhe forca e familjes dhe e jetës.