You dont have javascript enabled! Please enable it! Tronditet Gjermania/ Doktori pediatër akuzohet për vepër të rëndë! Ja çfarë ka bërë ai...

Tronditet Gjermania/ Doktori pediatër akuzohet për vepër të rëndë! Ja çfarë ka bërë ai…

Gjermani: Pediatri akuzohet për 130 raste të abuzimit seksual, shumica e krimeve u kryen brenda spitalit

​Një pediatër i punësuar në një spital pranë Berlinit akuzohet për gjithsej 130 raste të veprave penale seksuale, shumica e të cilave janë kryer brenda vetë institucionit spitalor, njoftoi sot prokuroria gjermane.
​Përmasat e krimeve, të cilat përfshijnë abuzim të rëndë seksual të fëmijëve dhe përdhunim, më parë nuk njiheshin plotësisht.

Pediatri ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit të kaluar, ndërsa prokurorët e arsyetojnë mbajtjen e tij me rrezikun e lartë të përsëritjes së veprave.
​Rasti doli në dritë në janar, kur u bë e ditur se mjeku dyshohet se kishte abuzuar seksualisht me një fëmijë gjatë kohës që ishte në detyrë në spitalin në Ratenov (Rathenow), në perëndim të Berlinit. Pas denoncimit nga nëna e fëmijës, policia kreu bastisje gjatë të cilave u sekuestruan pajisje të shumta për ruajtjen e të dhënave. Pas kësaj, prokuroria në Potsdam nisi një hetim për të përcaktuar nëse ka viktima të tjera.

​Sipas aktakuzës së ngritur më 6 maj, 130 veprat penale kanë ndodhur në periudhën nga fillimi i dhjetorit 2013 deri në nëntor 2025. “I akuzuari ngarkohet se pjesën më të madhe të veprave i ka kryer gjatë kryerjes së detyrave të tij profesionale,” thuhet në njoftimin e prokurorisë.
​Nga grupi spitalor “Havelland Kliniken”, i cili menaxhon spitalin në Ratenov, deklaruan se këto akuza minojnë rëndë besimin e pacientëve.

Ata kanë hapur tashmë një linjë emergjente për denoncime dhe kanë njoftuar një rishikim të protokolleve të sigurisë. Në rastin e fëmijës së denoncuar në janar, grupi pranoi se ishte shkelur protokolli i cili kërkon praninë e një personi të tretë gjatë një ekzaminimi pediatrik.

​Gjykata rajonale në Potsdam njoftoi se detaje shtesë do të bëhen të ditura pasi zyra për marrëdhënie me publikun të pranojë lëndën e plotë.