You dont have javascript enabled! Please enable it! Tronditëse! Vdes mërgimtarja Shqiptare që jetonte në Zvicër, në moshë të re...

Tronditëse! Vdes mërgimtarja Shqiptare që jetonte në Zvicër, në moshë të re…

Një lajm i rëndë ka prekur komunitetin shqiptar në mërgatë. Në moshë të re ka ndërruar jetë Drita Gashi, e cila jetonte dhe vepronte në Zvicër, raporton Gazeta Minuti.

Vdekja e saj e parakohshme ka shkaktuar dhimbje të madhe tek familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur. Lajmi është bërë edhe më prekës pasi bashkëshorti i saj ka ndarë në rrjete sociale një fotografi me të ndjerën, duke shprehur dhimbjen dhe mallin e madh për humbjen e saj.

Mesazhi i tij ka prekur shumë ndjekës, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen për familjen në këtë moment të vështirë.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ndarjes së saj nga jeta, njofton Gazeta Minuti.

Ngushëllime të sinqerta familjes Gashi dhe të gjithë të afërmve të së ndjerës