You dont have javascript enabled! Please enable it! Tragjike: Gjendet i pajetë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

Tragjike: Gjendet i pajetë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

Trupi i një 25-vjeçari shqiptar, banor i Santa Vittoria d’Alba (Cuneo), u gjet pasditen e të premtes, më 20 shkurt 2026, në një copë tokë pranë rrugës Chivola, e cila të çon nga qendra e Bra-s në fshatin historik të Pollenzo-s në Itali.

Mediat italiane bëjnë të ditur se një shofer që po kalonte vuri re trupin e viktimës pranë një Lancia Ypsilon të zi, që ka të ngjarë të jetë në pronësi të tij, dhe ngriti alarmin.

Sipas mediave italiane dyshohet se i riu është vr arë nga një P Iumb në kokë, ndërsa mjeti qites nuk u gjet në vendngjarje.

Kjo teori mbështetet edhe nga fakti se trupi u gjet pjesërisht i mbuluar me rërë.

Hetimi po kryhet nga oficerë të karabinierëve të qytetit dhe njësia hetimore e komandës provinciale të Cuneos, të koordinuar nga prokurorja publike Sara Paterno e Zyrës së Prokurorit të Asti-t. Paterno ka urdhëruar një autopsi mbi trupin, e cila pritet të kryhet sot.