You dont have javascript enabled! Please enable it! Tragjedi/ Vëllai vret vëllain e tij!

Tragjedi/ Vëllai vret vëllain e tij!

Si pasojë e të shtënave me ar më zjarri, një person ka humbur sot jetën.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Bokshiq të Klinës.

Burimet pohojnë se incidenti dyshohet të ketë ndodhur mes dy vëllezërve, teksa ar ma nuk dihet nëse u shreh aksidentalisht apo me qëllim.

F.I., i plagosur nga plumbi, u dërgua me urgjencë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Pejës.

Fatkeqësisht, viktima nuk iu bëri ballë plagëve të marra./

Klinë – Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi sot fshatin Bokshiq të Klinës, ku një person humbi jetën si pasojë e të shtënave me ar më .

Sipas burimeve të afërta me Gazeta Minuti, në drejtim të viktimës është qëlluar katër herë radhazi, çka dyshohet se i ka shkaktuar plagë fatale.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se incidenti ndodhi pas një konflikti mes dy vëllezërve, ku situata ka eskaluar deri në përdorimin e ar mës.

Viktima fillimisht u dërgua për trajtim në emergjencën e Klinës dhe më pas në Spitalin e Pejës, mirëpo nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet policore dhe prokuroria, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.