You dont have javascript enabled! Please enable it! Tragjedi: Traktori del nga rruga – humb jetën 53-vjeçari

Tragjedi: Traktori del nga rruga – humb jetën 53-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate pranë rrugës së vjetër Blatec–Berovë (Maqedoni e Veriut)

Ku një 53-vjeçar ka humbur jetën pasi traktori i tij ka dalë nga rruga, njofton TV21.

Rasti është raportuar nga MPB dhe ekipet hetimore kanë kryer ekspertizën në vendngjarje.

“Më 29.11.2025, në ora 00:27, në DPB Vinicë është raportuar se pranë rrugës së vjetër f. Blatec–Berovë, në vendin e quajtur “Cero”,

Një traktor “IMT 539”, i drejtuar nga Z.S. (53) nga fshati Blatec, ka dalë jashtë rrugës.

Në aksident ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, dhe mjeku në vendngjarje ka konstatuar vdekjen. Është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i DPB Vinicë”, thuhet në buletinin e MPB-së.