Tragjedi në GJERMANI/ Ja çka i bëri Udhëtari pa biletë Kondukterit në Tren
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rheinland-Pfalz, Gjermani, ku një konduktor i trenit ka humbur jetën pasi u sulmua nga një pasagjer që nuk kishte biletë.
Incidenti ndodhi gjatë kontrollit të biletave në një tren rajonal që sapo kishte nisur nga stacioni i Landstuhl.
Kur konduktori i kërkoi të paguante ose të zbriste, pasagjeri 26-vjeçar u përfshi në një debat verbal me të dhe më pas e sulmoi fizikisht, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.
Konduktori u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetojë.