You dont have javascript enabled! Please enable it! Tha se nuk ka asgjë për të deklaruar, por zyrtarët doganorë Ja çka i gjetën shoferit në Kamion...

Tha se nuk ka asgjë për të deklaruar, por zyrtarët doganorë Ja çka i gjetën shoferit në Kamion…

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të mosdeklarimit të mjeteve monetare në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Rasti është zbuluar në hyrje të Kosovës, ku për kontroll është ndaluar një kamion me gjysmërimorkio të zbrazët. Gjatë intervistimit, drejtuesi i automjetit, shtetas i Kosovës, ka deklaruar se nuk kishte mallra apo mjete monetare për të deklaruar.

Megjithatë, bazuar në analizën e rrezikut, zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë kryer kontrollin e automjetit. Gjatë kontrollit janë gjetur para të fshehura në dollapin e kamionit, si dhe një pjesë e tyre në jastëkun e shoferit.

Në total janë zbuluar 30 mijë euro, në kartëmonedha prej 20, 50, 100 dhe 200 euro.

Mjetet monetare janë ndaluar përkohësisht, ndërsa rasti është proceduar në përputhje me legjislacionin në fuqi. Sipas Doganës, personat që transportojnë 10 mijë euro ose më shumë janë të obliguar që t’i deklarojnë ato pranë autoriteteve doganore.

Dogana e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë zbatimin e legjislacionit dhe kontrollet për parandalimin e shkeljeve, në bashkëpunim me institucionet e tjera të zbatimit të ligjit.//Arbresh.info