You dont have javascript enabled! Please enable it! Super Lajm për Shqiptarët në GJERMANI, Hapet Shkolla Shqipe në këtë qytet...

Super Lajm për Shqiptarët në GJERMANI, Hapet Shkolla Shqipe në këtë qytet…

Super Lajm për Shqiptarët në GJERMANI, Hapet Shkolla Shqipe në këtë qytet…

Hapet shkolla në gjuhën shqipe në Bischofsheim (Wiesbaden)

Në qytetin e Bischofsheim-it, pranë Wiesbaden-it, është hapur shkolla në gjuhën shqipe, ku mësimin do ta ndjekin rreth 20 nxënës. Ky është një hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar në këtë rajon.
Në ceremoninë e hapjes mori pjesë Konsulli i Përgjithshëm, z. Gëzim Gashi. Të pranishëm ishin gjithashtu prindërit e nxënësve, përfaqësues të shoqatës kulturore në Bischofsheim, si dhe mësuesja, znj. Bastrije Krasniqi.

Në fjalën e tij, Konsulli i Përgjithshëm përgëzoi znj. Krasniqi për iniciativën e hapjes së shkollës, si dhe përfaqësuesit e shoqatës për mbështetjen e kësaj nisme. Ai theksoi punën e madhe të LAPSH Hessen për sukseset e arritura në institucionalizimin e mësimit të gjuhës shqipe në landin Hessen, të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës. Falë këtij suksesi, tashmë në të gjithë territorin e landit Hessen janë hapur shkolla shqipe, në të cilat mbi 400 nxënës vijojnë mësimin në gjuhën shqipe.
Ftojmë prindërit e këtij rajoni që të regjistrojnë fëmijët e tyre dhe të kontribuojnë në ruajtjen dhe forcimin e gjuhës shqipe ndër brezat e rinj.
📍 Adresa e shkollës:
Georg Mangold Schule
Im Attich 1, 65474 Bischofsheim