You dont have javascript enabled! Please enable it! Super Lajm për Mërgimtarët e ITALISE: Nisën fluturimet direkte...

Super Lajm për Mërgimtarët e ITALISE: Nisën fluturimet direkte…

Nga ky muaj kanë nisur fluturimet direkte mes Romës dhe Prishtinës, duke krijuar një lidhje të re ajrore mes Kosovës dhe Italisë, përcjell albinfo.ch.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala, e cila ka marrë pjesë në nisjen e parë nga Roma, së bashku me Drejtorin për Zhvillimin e Linjave të Reja në Aeroportet e Romës, Federico Scriboni.

Me këtë rast, Shala ka përshëndetur bashkatdhetarët që udhëtonin drejt Prishtinës dhe ka theksuar rëndësinë e linjës së re për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Sipas ambasadores, kjo nuk është vetëm një lidhje e re ajrore, por edhe një mundësi për të afruar më tej njerëzit, familjet, bizneset dhe institucionet e Kosovës dhe Italisë.

“Një lidhje e re ajrore, por edhe një urë e re mes njerëzve, familjeve, bizneseve dhe institucioneve tona”, ka shkruar Shala./Albinfo.ch