You dont have javascript enabled! Please enable it! Super Lajm në Shkup, Përqindje e lartë e lindjeve të bebeve Shqiptare, gati sa Maqedonasit...

Super Lajm në Shkup, Përqindje e lartë e lindjeve të bebeve Shqiptare, gati sa Maqedonasit…

Faruk Nevzati

SHQIPTARËT NË REGJIONIN E SHKUPIT ME MBI 𝟑𝟎 𝐌𝐈𝐉Ë BANORË SHTESË NATYRORE NË 15 VITET E FUNDIT (2010-2024) SIPAS ESHS-Së, KAN BILANCIN MË TË MIRË POZITIV NË RAPORTIN LINDJE-VDEKJE DERISA DISA ETNI TJERA PËRBALLEN ME RËNIE TË THELLË DEMOGRAFIKE!

📊 Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë për periudhën 2010–2024 tregojnë një kontrast të jashtëzakonshëm në lëvizjet demografike të popullsisë në rajonin e Shkupit i cili sipas Ligjit për Zhvillim të barabartë rajonal përbëhet prej 𝟏𝟕 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐯𝐞 (𝐐𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝟏𝟎 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐭 𝐞 𝐬𝐚𝐣ë 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐭: 𝐇𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐧ë, 𝐒𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐢ç𝐚𝐧, 𝐒𝐨𝐩𝐢𝐬𝐡𝐭ë, 𝐙𝐞𝐥𝐞𝐧𝐢𝐤𝐨𝐯ë, Ç𝐮ç𝐞𝐫 𝐒𝐚𝐧𝐝𝐞𝐯ë, 𝐈𝐥𝐢𝐧𝐝𝐞𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐞𝐭𝐫𝐨𝐯𝐞𝐜).

 

📈Sipas analizës së të dhënave për komunat e përfshira në rajonin e Shkupit, popullsia shqiptare shfaq një bilanc dukshëm pozitiv mes natalitetit dhe mortalitetit, me një shtesë që, sipas përllogaritjeve të të dhënave, kalon 30 mijë banorë gjegjësisht i bie që në 15 vitet e fundit tek popullata shqiptare ka rritje prej 𝟑𝟎𝟒𝟒𝟑 𝐛𝐚𝐧𝐨𝐫ë – një numër i krahasueshëm me popullsinë e një komune të tërë si Kavadarci në Maqedoninë qëndrore.

 

📉 Në anën tjetër, disa grupe etnike siq janë Romët, Turqit dhe Boshnjakët kan një bilanc të butë pozitiv në raportin lindshmëri dhe vdekshmëri.

Te grupet e tjera etnike vërehet një prirje e kundërt.

Tek popullata maqedonase ka një raport negativ prej 𝟏𝟏𝟔𝟎𝟎 personave ku numri i vdekjeve në 15 vitet e fundit sipas të dhënave zyrtare të Entit shtetërorë të statistikave është më i lartë se numri i lindjeve, derisa tek popullata me përkatësi etnike serbe të dhënat janë katastrofale.

Numri i vdekjeve tek popullata serbe është mbi 3 herë më i madhë se numri i lindjeve!

 

Më poshtë:

– Harta e Regjionit të Shkupit,

– Tabela e lindshmërive në nivel të Regjionit të Shkupit sipas ESHS-së për 15 vitet e fundit,

– Tabela e vdekshmërive në nivel të Regjionit të Shkupit sipas ESHS-së për 15 vitet e fundit,

– Tabela ku konstatohet raporti lindje – vdekje për secilën etni në nivel të regjionit të Shkupit,