SULMON BABAIN DHE NËNËN, ARRESTOHET 35-VJEÇARI NGA GOSTIVARI
Më 08.11.2026 në ora 17:35 në DPB Gostivar, punonjësit e policisë nga SPB Gostivar kanë privuar nga liria personin H.D. (35) nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm nga babai i tij 70-vjeçar se rreth orës 16:30 në shtëpinë e familjes, pas një debati paraprak, i ka sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshorten, gjegjësisht nënën e tij. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj H.D. do të vijojë kallëzim përkatës.