You dont have javascript enabled! Please enable it! Suksesi historik: Talenti Shqiptar rrëmben medaljen e argjendtë në Paris

Suksesi historik: Talenti Shqiptar rrëmben medaljen e argjendtë në Paris

Nxënësi i shkollës “Zef Lush Marku” nga Shkupi fiton medaljen e argjendtë në Paris. Bëhet fjalë për Alban Hamidi, i cili ka shkëlqyer në sportin e mundjes në garën evropiane në Paris si mundës i KM “Liria” të Shkupit. Ai edhe përkundër rekomandimeve të mjekëve që nuk ishte mirë me shëndet për të garuar, megjithatë ai nuk u ndalua dhe i hyri sfidës.

Përpos tij, klubi i Mundjes “Liria” shkëlqeu në Paris edhe me garues të tjerë duke u kthyer me katër medalje nga turneu prestigjioz ndërkombëtar “Cristo Lutte” 2026, i mbajtur në Paris, Francë, përcjell INA.

Ky sukses është dëshmi e punës, disiplinës dhe talentit të sportistëve të rinj me trajnerin udhëheqës të ekipit Artan Rexhepi: